Po shkoj, Eliza në mërgim,
se vendi nuk më mban,
dhe fatin tënd, dhe fatin tim,
i ndan nje oqean.
E rëndë ndarja sa nje mal,
një mal qe nuk ka shok!
Po s’ndahen zemrat mbushur mall,
kur janë shkrirë tok!
Në vendin tim e lumtur mbeç,
thesari im, thesar!
Më vjen një zë nga larg në vesh
ti s’kthehesh më o qyqar!
Shtrëngimi i dores sate vjen,
me mua në udhëtim,
trokitja e zemrës sime ngel
me ty në vendin tim!
– Robert Burns, “Para Ndarjes”