Shprehje Te Bukura Per Jeten

Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin…
– Zahiri, Paulo Coelho

____________________________________________________________________

Vështirësitë krijojnë burra, ndërsa begatia krijon përbindësha.

– Viktor Hygo
____________________________________________________________________

Gjithmonë vjen një çast kur duhet të zgjedhësh midis soditjes dhe veprimit. Kjo quhet të bëhesh burrë. Mëdyshjet janë të tmerrshme. Por për një zemër krenare nuk ka rrugë të mesme… Njeriu është qëllim i vetvetes!

– Alber Kamy
____________________________________________________________________

Burrat e fortë – ata burra që mund të bëhen model për të tjerët – nuk kanë nevojë të poshtërojnë gratë për t’u ndjerë më të fuqishëm!

– Michel Obama
____________________________________________________________________

Ndihem gjithmonë i lumtur! Dhe a e di pse? Sepse nuk pres asgjë prej askujt! Pritshmëritë të lëndojnë gjithmonë. Jeta është e shkurtër, ndaj duaje jetën tënde. Ji i lumtur. Dhe vazhdo të buzëqeshësh. Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, mendo. Para se të shpenzozh, fito. Para se të lutesh, fal. Para se të lëndosh, ndjej. Para se të urresh, dashuro. Para se të heqësh dorë, provo. Dhe përpara se të vdesësh, jeto!

– Shakespeare
____________________________________________________________________

Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë.
Lutu të jesh një njeri i fortë!
Mos u lut që të të japin detyra që përshtaten me aftësitë e tua.
Lutu të kesh aftësitë për të përballuar detyrat që të jepen!

– Phillips Brooks
____________________________________________________________________

Të vdes, e dashur? E përse? Kjo është gjëja e fundit që kam për të bërë!

– Groucho Marx
____________________________________________________________________

Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.

– Sami Frasheri
____________________________________________________________________

Nuk di si ta shpreh; po me siguri ti, sikurse të gjithë, e ndjen se ka ose duhet të ketë një jetë tjetër jashtë teje. Ç’kuptim do të kishte të vija në jetë, në rast se unë do të kufizohesha vetëm në veten time?

– Lartesite e Stuhishme, Emily Bronte
____________________________________________________________________

Njerëzit mendjeshkurtër besojnë fatin, njerëzit e fortë besojnë shkakun dhe pasojën.

– Ralph Wado Emerson
____________________________________________________________________

E parë nga këndvështrimi i rinisë, jeta është një e ardhme pafundësisht e gjatë; nga këndvështrimi i moshës së thyer, përngjason me një të shkuar shumë të shkurtër. Kur ne lundrojmë tutje, objektet në breg bëhen akoma më të vogla dhe më të vështira per t’u njohur dhe për t’u dalluar: kështu ndodh dhe me vitet tona të shkuara, me të gjithë ngjarjet dhe aktivitetet e tyre.

– Artur Shopenhauer
____________________________________________________________________

Disa njerëz nuk mund t’i çlirojnë zinxhirët e tyre, megjithatë ata çlirojne të tjerët.

– Niçe
____________________________________________________________________

E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të. Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë.”

– Artur Schopenhauer

____________________________________________________________________

Më mirë të më urrejnë per atë që jam,
sesa të më duan për atë që nuk jam!

– Curt Cobain
____________________________________________________________________

Vonë atë natë,
hapa atlasin në laptop-in tim
rrëshkita gishtat në mbarë globin
duke psherëtirë:
– Ku të dhemb?
M’u përgjigj:
Gjithkund
gjithkund
gjithkund…

– Warsan Shire
____________________________________________________________________

Është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajo që je…”

– Paolo Coelho
____________________________________________________________________

Ka një të çarë në çdo gjë dhe prej andej hyn drita.

– Leonard Cohen
____________________________________________________________________

Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.

– Erik Holar
____________________________________________________________________

Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.

– Gëte
____________________________________________________________________

Kujtohu, kujto, kjo është e tanishmja, tani dhe tani. Jetoje, ndieje, kacavirru pas saj. Dua të bëhem saktësisht e ndërgjegjshme për çdo gjë që deri tani e kam marrë si të mirëqenë.

― Sylvia Plath
____________________________________________________________________

Kur loja bëhet e fortë, të fortët fillojnë lojën!

– John Belushi
____________________________________________________________________

Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.

– Gëte
____________________________________________________________________

Marie, le të përfytyrojmë dy zjarrfikës që futen në një pyll për të fikur një zjarr të vogël. Në fund, kur dalin dhe i afrohen bregut të një përroi, njëri prej tyre e ka fytyrën të mbuluar me hi, ndërsa tjetri është krejt i pastër. Desha të të pyes: ‘Cili nga të dy do ta laje fytyren?'”
“Kjo është një pyetje e marrë: sigurisht, ai që e ka bërë pis me hi.”
“Gabim. Zjarrfikësi me fytyrën pis, do të shikojë tjetrin dhe do të kujtojë se është si ai. Dhe e kundërta: ai me fytyrën e pastër do të vërë re që shoku është gjithë hi dhe do të thotë: “Kështu do të jem bërë edhe unë, kam nevojë të lahem.

Paolo Coelho – Zahiri
____________________________________________________________________

Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, sepse e sheh me sytë e të tjerëve.

– Ellen DeGeneres
____________________________________________________________________

Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

– Gëte
____________________________________________________________________

Jetesen e bejme nga ato qe marrim, jeten e bejme nga ato qe japim.

– Winston Churchill
____________________________________________________________________

Jepu njerëzve kohë.
Jepu njerëzve hapësirë.
Mos lut askënd të qëndrojë!
Lëri ata të shkojnë.
Cfarë është e shkruar të jetë e jotja, ka për të qenë e jotja!

– Reyna Biddy
____________________________________________________________________

Mund të bësh më shumë miq për dy muaj nëse shpreh interesim për njerëzit e tjerë, se sa mund të bësh për dy vjet duke u munduar t’i bësh tjerët të interesohen vetëm për ty.

– Dale Carnegie
____________________________________________________________________

Gjëja më e tmerrshme nuk është t’i copëtosh zemrat, por e kundërta: t’i shndërrosh ato në gurë!

– Oscar Wilde
____________________________________________________________________

Mos thuaj “Po”, kur në të vërtetë do të thuash “Jo”. Mos thuaj “Ndoshta”, kur do të thuash “Kurrë”. Nuk mund të lëndosh të tjerët me vendimet e tua.
Ne priremi t’u bëjmë qejfin të tjerëve, por në fund të fundit, vetëm lëndojmë veten tonë. M’u desh kohë të mësoja si të thoja “Jo”, por më në fund ia kam dalë mbanë.

– Paulo Coelho
____________________________________________________________________

Kam mësuar që njerëzit harrojnë ato që ju thua, harrojnë dhe ato që ke bërë, por nuk harrojnë kurrë mënyren sesi i ke bërë të ndihen!

– Maya Angelou
____________________________________________________________________

Ja mik jeta! S’qenka gjë kjo! Në qoftë se ndjen gezim, të duket sikur je diçka, por në qoftë se ndien dëshperim, të duket sikur s’je asgjë,.. je një hiç, një zero!

– Sterjo Spase, Pse
____________________________________________________________________

Dil jashtë dhe bëj diçka. Burgu je vetë ti, jo dhoma jote!

– Sylvia Plath
____________________________________________________________________

Qëndro larg njerëzve që refuzojnë të shikojnë ndryshimet në ty dhe mbajnë mend vetëm atë që ishe; larg atyre që shohin vetëm gabimet që ke bërë dhe nuk arrijnë të kuptojnë që ti nuk je vetëm gabimet e tua.

– Steve Maraboli
____________________________________________________________________

Në përralla, princesha puth bretkun dhe ai shndërrohet në një princ.
Në jetën reale, princesha puth princin dhe ai shndërrohet në një bretkosë!

-Paulo Coelho
____________________________________________________________________

Në thelb, siç konstatoi, ai mund t’u tregonte njerëzve ç’te dëshironte. Sapo krijonin besim tek ai – dhe besimin e krijonin qysh me frymëmarrjen e parë, kur thithnin prej tij aromën artificiale – njerëzit i jepeshin krejtësisht…

– Patrick Suskind, “Parfumi”
____________________________________________________________________

Mos ja thuaj problemet e tua gjithkujt…20% prej tyre as qe ju interesojne fare, nderkohe 80% tjeter gezohet qe i ke!

– Lou Holtz
____________________________________________________________________

Që nga ky çast u binda përfundimisht që asnjë faj nuk ka si harrohet, përderisa atë e mban mend ndërgjegjia!

– Stefan Cvajg, “Padurimi i zemrës”
____________________________________________________________________

Njerëzit të thonë që je duke ndjekur rrugën e gabuar, ndërkohë që ti thjesht je duke ecur rrugën tënde!

– Angelina Jolie
____________________________________________________________________

Vajzat serioze ekzistojnë.
Nese e gjen, je me fat. Nese e humb, je idiot!

– Bukowski
____________________________________________________________________

Ka raste kur një grua është më e fortë se njëmijë burra!

– Vondel
____________________________________________________________________

Tek e fundit, nesër është një ditë e re!
– Nga filmi ‘Bashkë me Erën!
____________________________________________________________________

Disa zemërohen me Zotin sepse ju ka shtuar trëndafilave gjemba,
Disa i luten atij që të vendosë trëndafila mes gjembave!

– Paolo Coelho
____________________________________________________________________

Talenti është si një qitës, i cili godet shënjestrën që të tjerët nuk mund ta arrijnë; gjeniu është si ai qitësi që godet një shënjestër, të cilën të tjerët nuk e shohin dot.

– Artur Shopenhauer
____________________________________________________________________

Nuk mund të bësh plane për të ardhmen, nëse nuk ke mësuar si të jetosh të tashmen!

– Alan Watts
____________________________________________________________________

Qofshi i kulluar si ëngjëll apo i zi si djalli vetë, gjëja më e keqe që mund të bësh është të qash në sy të ndokujt.

– Teodor Drajzer, Një tragjedi amerikane
____________________________________________________________________

Do të të kritikojnë gjithmonë, do flasin keq për ty e do jetë e vështirë të takosh dikë që do t’i pëlqesh për atë që je! Atëherë, jeto, bëj atë që të thotë zemra, jeta është si një opera në teatër, që nuk ka prova fillestare: këndo, kërce, qesh dhe jeto thellësisht çdo ditë të jetës tënde para se opera të përfundojë pa duartrokitje…

– Charlie Chaplin
____________________________________________________________________

Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmërisht bëhet më i mençur por, në çdo kohë, kupton vetëm këtë: gjërat e bukura, ato të sinqertat, që burojnë nga loçka e zemrës, i bëjmë vetëm pse këtë e kërkon shpirti ynë dhe jo domosdo pse ato i do bota! Vetëm kështu mund ta bëjmë botën më të mirë!
Mos prano të bëhesh si gjithë të tjerët. Të pajtohesh me ato që sheh dhe t’ia mbushësh mendjen vetes se asgjë nuk mund të ndryshojë.
Mos u bëj si ata që thonë: “Të gjithë njerëzit janë bërë të këqij sot. Të tjerët janë të këqij me mua, prandaj dhe unë tani jam i mirë vetëm me veten time.”
Mos u bëj as si disa të tjerë, që thonë: “Ti je sjellë keq me mua dhe tani unë do të sillem keq me ty.”
Këso mendimesh, dhe të ngjashme me to, kam dëgjuar shumë këto ditë. Dhe kjo për mua ka vetëm një kuptim: e tëra është vetëm dhimbje. Një ndjenjë kolektive e një zhgënjimi të vazhdueshëm.
Në pamundësi për të ndryshuar diçka, çdo ditë po mbyllemi më shumë e më shumë në vetvete. Po bëhemi si ato macet e lënduara, që të grithin sa herë i mbështet për muri.
Kjo është vazhdimësi e së keqes që të tjerët bëjnë mbi ne.
Kjo është e keqja e pafund.

– Albatros Rexhaj, Ditar dashurie i një shkrimtari
____________________________________________________________________

Të rriturit i pëlqejnë shumë shifrat. Nese ju u tregoni për ndonjë mik te ri, ata nuk ju pyesin kurrë për më thelbesoren. Nuk ju pyesin kurrë për gjëra te tilla: “Si është vallë tingulli i zërit te tij?”, “Cilën lojë pëlqen ai më shumë?”, “Koleksionon ai flutura?”
Por ata ju pyesin për gjëra te tilla si: “Sa vjeç eshte ai?”, “Sa vëllezer ka?”, “Sa kilogram peshon?”, “Sa e ka pagën mujore babai i tij?” Vetëm kështu mendojnë ata t’ju njohin ju. Por nëqoftëse ju u thoni të rriturve:
– Unë kam parë një shtëpi shumë të bukur me tulla të kuqe, me jasemina në dritare dhe pëllumba mbi çati…ata as që janë në gjendje ta parafytyrojnë këtë shtëpi. U duhet t’u thuhet: Unë kam parë një shtëpi që kushton njëqindmijë franga dhe atëherë ata menjëherë do të bërtasin: Ah, sa e bukur qenka!

– Princi i vogël
____________________________________________________________________

Udhëtimet dhe librat janë të vetmet gjëra që blejmë e na bëjnë më të pasur.
____________________________________________________________________

Kush je ti që gjykon mënyrën si e jetoj unë jetën time?
E di që s’jam perfekt
-dhe nuk jetoj për të qenë i tillë-
por përpara së të vesh gishtin diku…
sigurohu që duart e tua janë të pastra!

― Bob Marley
____________________________________________________________________

E pra, dashurinë tënde nga ligësia s’para e dallon dot”, – buzëqeshi princi.
Në t’u shtoftë ajo, prit gjëmën. Mbaje mend këtë që të thashë vëllaçko… do ta urresh për vdekje pikërisht për shkak të kësaj dashurisë së tanishme.

– Dostojevski, Idioti
____________________________________________________________________

Jeta është një tragjedi po ta shikosh nga afër, por një komedi nga një shikim i largët.

– Çarli Çaplin
____________________________________________________________________

Kurrë nuk e kam kuptuar dot pse disa njerëz, ashtu si dhe unë, lindin me fat e jeta ju ka dhënë shumë shanse, kanë një drejtim në jetë; ndërkohë, diku nëpër botë, është një grua tjetër njësoj si unë, me aftesi të njëjta e dëshira të ngjashme, që ka të njëjtën etikë pune dhe dashuri për familjen e saj…vetëm se ajo ndodhet në një kamp refugjatësh. Unë nuk e di pse kjo është jeta ime dhe ajo është jeta e saj. Nuk arrij ta kuptoj këtë, por gjithsesi do të bëj ashtu siç më ka mësuar nëna ime; të bëj më te mirën e mundshme në këtë jetë, të jem e dobishme.

– Angelina Jolie, shkëputur nga fjalimi i saj mbajtur gjatë marrjes së çmimit Oscar më 2013
____________________________________________________________________

Ti Mundesh, ti Duhet, dhe nëse ke mjaftueshëm Kurajo për të filluar, ti do ja Dalësh.

– Stephen King
____________________________________________________________________

“Si ka mundësi,” tha ai, me një frymë, në hyrje të metrosë, “Që më duket sikur të njoh prej një jete të tërë?”

“Sepse ti më pëlqen,” tha ajo, “dhe unë s’kerkoj asgjë prej teje.”

― Ray Bradbury, Fahrenhajt 451
____________________________________________________________________

Kur isha i vogël, ambicia ime ishte që të rritesha e të bëhesha libër. Jo shkrimtar. Njerëzit mund të vriten si mizat. As shkrimtarët nuk janë të vështirë për t’u vrarë. Por librat jo: Sado që të përpiqesh rregullisht t’i shkatërrosh, do të gjendet gjithmonë ndonjë kopje që do te mbijetojë e do të vazhdojë të shijojë qëndrimin në ndonjë raft gjëkundi a në ndonjë cep biblioteke të harruar.

– Amos Oz, Rrëfim për dashurinë dhe errësiren
____________________________________________________________________

Brenda meje jetojnë dy gra: një që do të ketë gjithë gëzimin, pasionin apo aventurat që jeta mund të japë. Tjetra dëshiron që të jetë skllave e rutinës, e jetës familjare, e gjërave që mund të planifikohen dhe arritjeve. Jam një shtëpiake dhe endacake; të dyja jetojnë njëkohësisht brenda të njëjtit trup e luftojnë njëra-tjetrën çdo ditë.

-Paolo Coelho, Njëmbëdhjetë minuta
____________________________________________________________________

Luksi nuk më ka tërhequr asnjëherë. Unë pëlqej gjërat e thjeshta; librat, të qëndruarit vetëm ose me dikë që mund të më kuptojë.

– Daphne du Maurier
____________________________________________________________________

Ji vetvetja, çdokush tjetër është tashmë i zënë.

– Orcar Wilde
____________________________________________________________________

Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku; dhe unë nuk jam shumë i sigurtë për këtë punën e universit.

– Albert Ajnshtain
____________________________________________________________________

Scroll to Top