Nje dite Thomas Edison kthehet ne shtepi nga shkolla dhe i jep nje leter nenes se tij. Ai i thote: “Kete leter ma dha mesuesi dhe me kerkoi t’ja jepja vetem nenes time”.
Nena i kishte syte plot me lot, kur filloi t’ja lexonte letren edhe te birit me ze te larte. “Djali juaj eshte nje gjeni. Kjo shkolle eshte shume e vogel per te dhe nuk ka mesues aq te afte sa te trajnojne ate. Ju lutem mesojeni vete ate”.
Shume vite me vone, pasi e ema e Edisonit kishte vdekur dhe ai ishte bere nje nga shpikesit me te medhenj te shekullit, ai po shikonte neper gjerat e vjetra te shtepise. Ne nje cep gjeti letren e mesuesit qe i kishte dhene nenes dikur. E mori dhe e hapi. Aty shkruante: ”Djali juaj eshte i paafte menderisht, ndaj ne nuk mund ta lejojme te vije me ne shkolle”
Edison qau per ore te tera, me pas shkoi ne ditarin e tij: ”Thomas Alva Edison ishte nje femije i paafte menderisht, por qe fale nenes se tij heroine, u be gjeniu i shekullit!”