Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.
– Leo Tolstoi, Ana Karenina
__________________________________________________________
“Kur Zoti Krijoi Nënat!”
Kur Zoti ishte duke krijuar nënat, ishte në ditën e gjashtë të kryerjes së punës së tij te mrekullueshme.
Shfaqet një ëngjëll dhe i thotë: “Si kështu Zot, po harxhon kaq shumë kohë me këtë krijim?”
Dhe Zoti i përgjigjet: “A i ke parë detajet e projektin tim për të?”Duhet të jetë krejtësisht e lëvizshme, prej mishi e kockash. Duhet të ketë më shumë se 180 pjesë të lëvizshme… të gjitha të zëvendësueshme dhe të jenë të mundshme të funksionojnë përpara çdo vështirësie. Do të ketë një puthje që mund të shërojë një gju të plagosur apo një zemër të copëtuar. Dhe duhet të ketë 6 palë duar.
Dhe ëngjëlli tundi kokën mendueshëm e tha: “Gjashtë palë duar… E pamundur!
“Nuk më shqetësojnë duart”, theksoi Zoti, “Problemi i vërtetë është si të krijoj 3 palë sytë që çdo nënë duhet të ketë.”
“A është pjesë e modelit standart?” pyeti ëngjëlli. Zoti tundi kokën.
“Një palë sy duhet t’i ketë për të parë përmes dyerve të mbyllura, ndërkohe që ajo pyet, megjithëse e di shumë mirë përgjigjen: ‘Çfarë po bëni aty brenda femijë?’ Një palë sy të tjera duhet t’i ketë mbrapa kokës, për të parë atë që s’duhet, por që ajo duhet ta dijë se s’bën. Dhe sigurisht duhen dhe një palë sy të tjera për të pare fëmijen drejt kur gabon dhe t’i thotë: ‘Të kuptoj dhe të dua shumë’, edhe pa shqiptuar qoftë edhe një fjalë të vetme.“Është shumë punë për t’u bërë vetëm për një ditë”, tha ëngjëlli. “Prit deri nesër për ta përfunduar.”
“Jo, në asnjë mënyrë”, – protestoi Zoti. “Jam shumë afër mbarimit të krijimit të saj, kaq të ngjashme me mua.Ajo do të kurohet vetëm kur të jetë e sëmurë…mund të ushqejë një familje prej gjashtë vetash vetëm me një hamburger…dhe mund të detyrojë një fëmijë nëntë-vjecar të futet në dush për t’u larë.”
Ëngjëlli afrohet më tepër dhe e prek me duar modelin e nënës.
“Por e ke bërë kaq delikate, Zot”
“Është delikate”, përgjigjet Zoti, “Por e kam bërë edhe të fuqishme. Nuk e ke idenë se çfarë është në gjendje ajo të durojë apo të mbajë.”
“A do të jetë në gjendje të mendoje?” pyet ëngjëlli.
Zoti përgjigjet: “Jo vetëm që do të jetë në gjendje të mendojë, por edhe të gjykojë dhe të arsyetojë.”
Ëngjëlli atëherë ndjeu dicka në dorë teksa prekte mollëzat e faqes së nënës me dorën e tij.“Zot, ky model paska diçka të bërë gabim. Ja tek ndjej një rrjedhje.”
“Nuk ka asgjë të bërë gabim, ai është një lot”, e korrigjoi Zoti.
“Përse shërben loti?” pyeti ëngjëlli.
Dhe Zoti tha:
“Lotët janë janë mënyra e saj e të shprehurit të gëzimit, trishtimit, të urrejtjes, dashurisë, vetmisë, vuajtjes dhe krenarisë së saj.”
Keto i bënë shumë përshtypje ëngjëllit: “Je një gjeni, Zot, ke menduar për të gjitha.”
Por Zoti iu pergjigj i çuditur: “Në fakt këto të fundit nuk i kam vendosur unë në model.”― Erma Bombeck, Kur Zoti Krijoi Nënat
__________________________________________________________