Shprehje Te Bukura Dashurie

Dashuria nuk vdes kurre!

– Leonard Cohen
__________________________________________________________

Dashuria është një frut që e ka kohën në çdo stinë dhe që mund ta mbledhë çdo dorë!

– Nene Tereza
__________________________________________________________

Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare derisa ka një kujtim.

– Isabel Allende

__________________________________________________________

Dashuria është një forcë e egër.
Kur provojmë ta kontrollojmë,
na shkatërron.
Kur provojmë ta burgosim,
na bën skllevër.
Kur provojmë ta kuptojmë,
na lë të hutuar e të paqartë!

– Paolo Coelho, Zahiri
__________________________________________________________

Dashuria ime për Lintonin është si gjethnaja e pyjeve, koha do ta ndryshojë, këtë e di fort mirë, ashtu sikurse dimri ndryshon pemët. Dashuria ime për Hithklifin u përngjet shkëmbinjve të përjetshëm nën tokë: nuk të kënaqin me dukjen e tyre, por janë të nevojshëm. Neli, unë jam Hithklifi! Atë e kam gjithmonë në mendimet e mia: nuk është një kënaqësi, ashtu sikurse unë nuk jam gjithmonë një kënaqësi për vetveten, ai është vetë qenia ime.

– Lartësitë e Stuhishme, Emily Bronte
__________________________________________________________

U kthye përsëri tek dhelpra.
– Lamtumirë! – e përshendeti.
– Lamtumirë! – ia ktheu dhelpra. – Ja dhe e fshehta ime krejt e thjeshtë. Gjërat mund të shikohen qartë vetëm ne zemër. Thelbësorja është e padukshme për syrin.
“Thelbësorja është e padukshme për syrin”, – përsëriti princi i vogël që ta mbante mend.
– Koha që i ke përkushtuar trëndafiles sate e ka bërë atë aq të vlefshme për ty.
– Koha që i kam kushtuar trëndafiles time, – përsëriti princi qe t’i ruante edhe këto fjalë në kujtesë dhe ra mbi bar dhe qau.
– Njerëzit e kanë harruar këtë të vërtetë, – i tha dhelpra. – Por ti s’duhet ta harrosh! Ti ke detyrime në jetë për atë që e ke mbajtur pranë. Ti ke përgjegjesi për trëndafilen tënde.
– Unë kam përgjegjësi për trëndafilen time, – përsëriti princi që të mos e harronte.

-Princi i Vogel
__________________________________________________________

Ndodh ndonjëherë të takojmë një të huaj, ndaj të cilit tërhiqemi menjëherë, që me shikimin e parë, madje pa shqiptuar as edhe një fjalë të vetme!

– Dostojevski, Netë të bardha
__________________________________________________________

Jepu njerëzve kohë.
Jepu njerëzve hapësirë.
Mos lut askënd të qëndrojë!
Lëri ata të shkojnë.
Cfarë është e shkruar të jetë e jotja, ka për të qenë e jotja!

– Reyna Biddy
__________________________________________________________

Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, më e çmuar se një diamant.

– Ana Candelo
__________________________________________________________

Ai nuk është i përsosur. As ti nuk je, dhe të dy bashkë nuk do jeni kurrë të përsosur. Por nëse ai të bën të qeshësh të paktën një herë, të bën të mendosh dy herë, dhe nëse ai pranon se është njeriu dhe bën gabime, mbaje fort dhe jepi maksimumin. Ai nuk do të të citojë poezi, ai nuk mendon për ty në cdo moment, por ai do të të japë një pjesë të vetes së tij që e di se ti mund ta thyesh. Mos e lëndo, mos e ndrysho, dhe mos prit më shumë nga sa ai mund të japë. Mos analizo. Buzëqesh kur ai të bën të lumtur, ulërit kur ai të mërzit, dhe ndieja mungesën kur nuk është. Dashuro fort aty ku ka dashuri. Sepse djemtë e përsosur nuk ekzistojnë, por ka gjithmonë një djalë që është i përsosuri për ty.

– Bob Marley
__________________________________________________________

Gjëja më e tmerrshme nuk është t’i copëtosh zemrat, por e kundërta: t’i shndërrosh ato në gurë!

– Oscar Wilde
__________________________________________________________

Kam mësuar që njerëzit harrojnë ato që ju thua, harrojnë dhe ato që ke bërë, por nuk harrojnë kurrë mënyren sesi i ke bërë të ndihen!

– Maya Angelou
__________________________________________________________

Vendos për dashurinë! Urrejtja është një barrë tepër e rëndë për t’u mbajtur mbi supe!

– Martin Luter King
__________________________________________________________

Pse i mbyllim sytë?
Kur lutemi
Kur qajmë
Kur ëndërrojmë…
Sepse gjërat më të bukura në jetë, as nuk shihen e as nuk preken; ato ndjehen me zemër!
__________________________________________________________

“Vetëm një gjë,” tha ajo, duke ngritur kokën dhe duke më parë drejt e në sy. “Dua që të më kujtosh. Nëse më kujton, atëhere nuk më bëhet vonë edhe sikur të gjithë të tjerët të më harrojnë.”
– Haruki Murakami
__________________________________________________________

“Si ka mundësi,” tha ai, me një frymë, në hyrje të metrosë, “Që më duket sikur të njoh prej një jete të tërë?”
“Sepse ti më pëlqen,” tha ajo, “dhe unë s’kerkoj asgjë prej teje.”

― Ray Bradbury, Fahrenhajt 451
__________________________________________________________

Do ta kërkosh gjithnjë, është e kotë ta mohosh! Dhe në mes të njerëzve do ta ndjesh nevojën ta takosh si herën e parë që e ke parë. Dhe si herën e fundit, kur e humbe…

– Fabio Volo
__________________________________________________________

Njerëzit gjejnë kohë për ata që duan të gjejnë. Njerëzit u shkruajnë dhe u përgjigjen atyre që duan t’u flasin. Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qënë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër.
__________________________________________________________

Shko pas saj. Dreqin, mos rri ulur duke pritur që të të telefonojë ajo; shko pas saj, sepse këtë duhet të bësh nëse dashuron dikë.

-Harvey Milk
__________________________________________________________

Scroll to Top