Martin Camaj, Kam Shikimin Tand Në Shpirt
Kam shikimin tand në shpirt
dhe melodinë e pavdekshme
të gjakut në pasion.
Freskia mëngjesore
dhe bari i lagun fryjnë
zemrën time të zgjueme
nga prania jote në të.
Kam shikimin tand në shpirt.
Filli i zanit tand
depërton gjymtyrët e mija
dhe trajtat tua rrijnë
të pashlyeme
në bebzat e syve të mij,
që lahen për të parën herë
në jetë
në këtë mëngjes me diell.
– Martin Camaj, KAM SHIKIMIN TAND NË SHPIRT