Përktheu Rozana Belli
SÜKRÜ ERBAS – LETRA NGA SHTËPIA PUBLIKE
Jam bërë e huaj për lëkurën time, për mishin tim
Për gjinjtë, për krahët, për vithet e mia
Jam bërë e huaj për këmbët.
Flokët e mi
E kanë humbur bukurinë e dikurshme
Vetëm se tani s’di pse
Sikur mbulojnë turpin
Që hera herës më godet fytyrën.
Ndërkohë që më parë, ndërkohë që dikur
Kur i lëshoja fije më fije
Nga qyteti i ëndrrave, nga qyteti i dashurive
Në freskinë e shiut, një dorë krejt e imët
Dhe e butë
Rrëshqiste prej reve drejt e në shpirtin tim.
Me vështrimet tinëzare të syve
Me qerpikët e kthyer
Qafa ime në gojën rozë të një fëmije
Drithërohej dhe zgjatej.
E nëse thua buzët, buzēt e mia
Kanë mbetur në pasqyrat që kam puthur.
Jam bërë e huaj pēr lëkurën time, për mishin tim
Pēr dhimbjen, lumturinë dhe njerëzoren time
Jam bërë e huaj për veten…
Per me te lexuar me shume poezi te tjera, klikoni ketu.