Poezi nga Rudyard Kipling
Ne mundsh…- Poezi nga Rudyard Kipling
Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa here te ty dyshojne e s’te perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh……..
ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejne urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi me to pa rene ndesh……
ne mundesh t’mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
t’enderrosh por jo si rob enderrimesh.
dhe ti t’i trajtosh njelloj e pa dallim,
ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….
ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
ne kurthe trutharet kopuket te t’i kthejne,
t’i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prape t’i ndertosh me vegla qe nuk vlejne
ne mundesh fitoret qe ke korrur t’i flijosh,
si ne kumar me nje te vetme loje,
te rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe
humbjen kurre te mos e zesh me goje…..
ne i detyrosh dot muskul nerv dhe puls e zemer,
te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote.
e te qendrosh kur ske asgje vec vullnetit,
qe vec nje fjale “qendro” gjithnje te thote…
ne mundesh te flasesh me maskarenj, por nderin tend te ruash
a t’ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon…
nese armiku apo miku s’te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e cmon, por vec sa meriton
Ne mundsh t’i mbushesh ti minutat
qe te renda me veprat qe peshojne
dije dhe mos ki asnje dyshim,
se e jotja do jete bota me cka brenda
dhe BURRE do t’jesh o biri im.
Per me shume poezi te tjera, ju lutem klikoni ketu.