Përktheu Orjela Apolloni
TË DUA NË DHJETË TË MËNGJESIT
Të dua në dhjetë të mëngjesit,
edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës.
Të dua me gjithë shpirt dhe me gjithë trup,
ndonjëherë në mbasditet me shi.
Por në orën dy të mbasdites, ose në tre,
kur mendoj për ne të dy
dhe ti mendon për ushqimin ose për punët e përditshme,
ose për zbavitjet që të mungojnë,
ia nis të të urrej shurdhërisht,
me gjysmën e urrejtjes që ruaj për veten.
Pastaj të dua sërish, kur shtrihemi
dhe ndjej se je bërë për mua,
që në njëfarë mënyre ma thonë gjuri dhe barku yt,
që duart e mia më bindin për atë
dhe nuk është asnjë vend tjetër ku unë të vij,
apo ku unë të shkoj, më i mirë se trupi yt.
Ti vjen e plotë në takimin me mua
dhe të dy zhdukemi për një çast,
i bindemi Urdhrit të Zotit
deri kur unë të të them se kam uri,
apo më vjen gjumë.
Të gjitha ditët të dua dhe të urrej pandreqshëm.
Dhe gjithashtu, ka ditë,
ka orë në të cilat nuk të njoh,
kur më je e largët si gruaja e tjetrit.
Më shqetësojnë njerëzit,
shqetësohem unë,
më shpërqendrojnë dhimbjet e mia.
Ka mundësi që shpesh nuk mendoj për ty.
Tashmë e sheh.
Kush mund të të dojë më pak se unë, e dashura ime?