Poezia e fundit e Dritëro Agollit – Kështu Dhe Ashtu
Kështu dhe ashtu,
Dhe mirë dhe keq dhe vështirë,
Po mund të ndodhte më mirë.
Ç’t’i bësh?
S’redaktohet një jetë,
Ç’ke bërë, të mbetet gjithmonë.
E dini?
Nuk jam nga ata të stisur poetë,
Që jetën e tyre me laps redaktojnë.
Kështu dhe ashtu ,
Të drejta,gënjeshtra, mëdyshje …
Po mund të ndodhte dhe ndryshe.
– Dritëro Agolli, Kështu Dhe Ashtu