Miqësia e Muhamed Ali me Paolo Coelho

Nga letrat e Muhamed Ali, drejtuar Paolo Coelho, mikut të tij të ngushtë

Unë jam më i madhi”, e kam thënë këtë para se ta dija kush isha.

Në shtëpi jam një person i këndshëm: por nuk dua që bota ta dijë këtë.  Kam mësuar se personat e përulur, nuk shkojnë shumë larg.

Ndeshja fitohet ose humbitet shumë larg dëshmitarëve – pas kuintave, në palestër, ose jashtë, në rrugë; kohë para se unë të filloj kërcimin poshtë dritave të ringut.

Miqësia…nuk është diçka që mund ta mësosh në shkollë. Por nëse nuk ja ke mësuar kuptimin e vërtetë fjalës miqësi, në të vërtetë nuk ke mësuar asgjë.

Një burrë që shikon botën kur është pesëdhjetë vjec, njëlloj si atëherë kur ishte njëzet, ka harxhuar më kot tridhjetë vite nga jeta e tij.

T’u shërbesh të tjerëve, është qeraja me të cilën paguan dhomën tënde këtu në tokë.

Nuk e kam menduar kurrë humbjen, por tashmë që ajo ka ndodhur, e vetmja gjë që më ka mbetur të bëj, është ta bëj atë ashtu si duhet. E kam detyrim ndaj njerëzve që besojnë në mua. Të gjithë herët a vonë, do perballemi me humbjen në jetë.

E di, jam kaq i shpejtë, sa që mbrëmë, në dhomën e hotelit, fika dritat dhe u gjenda në krevat para se dhoma të zhytej në errësirë.

Nëse ata ia kanë dalë mbanë të nxjerrin penicilinën nga buka e mykur, atëherë me siguri diçka do gjejnë për të bërë dhe me ty.

Veshja jote nuk është mali qe t’i ngjit, por janë gurët që ngecin në këpucët e tua.

Është vetëm një punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët përkëdhelin bregun. Unë rrah njerez!

Është përsëritja e pohimeve që orienton drejt besimit. Vetëm atëherë kur pohimet kthehen në besim të thellë, gjërat fillojnë të ndodhin.

Kam urryer çdo minutë gjatë stërvitjeve, por gjithmonë i thosha vetes, “Mos e lër. Vuaj tani dhe jeto pjesën tjetër të jetës si një kampion!”

Plusko si flutur, por thumbo si bletë.”

 

Muhamed Ali (Janar 17, 1942 – Qershor 4, 2016) Boksieri më i famshëm Amerikan, tre herë Kampion Bote për Peshat e Rënda.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top
Share via
Copy link