Dashuri e vështirë – Dritëro Agolli

dashuri_e_veshtire_dritero_agolli
  • Save

Ti në kanape tani dremit
Ndoshta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikët e tu po ndrit
Libri nga gishtërinjtë te ka rënë.

Para teje ndal mendimi im
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh në udhëtim
Po drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.

Dhoma hesht e rruga larg gjëmon
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.

Të kam pasur ëndërr çast e orë
Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
Po të jem vërtet një Pitagorë
Ti je teorema më e vështirë.

 

– Dritëro Agolli, “Dashuri e vështirë”

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top
Share via
Copy link